Zbulohet shkaku i vdekjes së Ace Frehley
Shkaku i vdekjes së Ace Frehley-t, themeluesit të grupit legjendar rock KISS, është zbuluar disa javë pas ndarjes së tij nga jeta. Sipas raportit të Eksaminatorit Mjekësor të Qarkut Morris, Frehley, 74 vjeç, humbi jetën për shkak të dëmtimeve në kokë nga një rënie. Mënyra e vdekjes u klasifikua si aksidentale. Lajmin e bëri të ditur People të hënën, 10 nëntor, ndërsa TMZ ishte i pari që raportoi për ngjarjen.
Familja e muzikantit, i cili lindi me emrin Paul Frehley, kishte njoftuar vdekjen më 16 tetor, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë në Morristown, N.J., pas një rënie të fundit në shtëpinë e tij. Sipas familjes, ata kishin pasur mundësinë ta rrethojnë me fjalë të ngrohta dhe lutje në momentet e fundit. “Ne e çmojmë çdo kujtim të tij, të qeshurat, dhe festojmë forcën dhe mirësinë që ka dhuruar të tjerëve. Humbja e tij është e pamasë,” thuhet në deklaratë.
Frehley vetë kishte njoftuar fansat për rënien e tij më 25 shtator, duke e përshkruar atë si “të vogël,” dhe kishte anuluar një performancë të nesërmen në Lancaster, Kaliforni, sipas këshillës së mjekut. Më 6 tetor, ai anulloi edhe pjesën tjetër të turneut të vitit 2025 për shkak të problemeve shëndetësore.
Ace Frehley la pas një trashëgimi muzikore të jashtëzakonshme, ndërsa kujtimi dhe arritjet e tij do të jetojnë përherë në zemrat e fansave dhe historinë e rock-ut.
