Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber, 28 vjeçe, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po përballojnë rolin e ri si prindër, ndërkohë që vazhdojnë karrierat e tyre të ngarkuara. Në një intervistë për revistën GQ, Hailey u shpreh: “Ne po e marrim çdo ditë si të vijë. Të dy ndiejmë shumë mbrojtje për djalin tonë dhe besoj se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo situatë kur të vijë momenti.”
Themeluesja e markës së bukurisë Rhode tha se ajo dhe Justin kanë gjetur një ekuilibër të shëndetshëm mes gjërave që ndajnë me publikun dhe atyre që mbajnë private. Hailey dhe Justin kanë një djalë Jack Blues, 15 muajsh. “Asgjë nuk të përgatit për të qenë prind derisa ta përjetosh vetë,” shtoi ajo.
Modelja vlerësoi edhe mbështetjen e Justin në biznesin e saj, duke zbuluar se këngëtari përdor produktet e Rhode që prej fillimit. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk ndien aspak turp që ka ndihmë në kujdesin ndaj djalit. “Kam ndihmë me kohë të plotë dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse pa të nuk do të mund të menaxhoja karrierën dhe familjen,” tha Hailey.
Sipas saj, Jack është gjithmonë pranë familjes, “nëse nuk është me mua, është me babain ose kumbarët e tij,” përfundoi ajo.
