Romancë e re në Hollywood: Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras kapen mat në New York
Modelja dhe aktorja e njohur Emily Ratajkowski është parë në rrugët e Nju Jorkut krah regjisorin francez Romain Gavras, i cili më parë ka qenë në një lidhje me Dua Lipën.
Fotot e publikuara nga E! News tregojnë dyshen duke kaluar një mbrëmje plot përkëdhelje e buzëqeshje më 9 nëntor, në pamje që ngjajnë sikur janë marrë nga një film romantik i viteve ‘90.
34-vjeçarja Emily, e njohur për stilin e saj ikonik, kishte veshur xhinse të zeza dhe një pallto në nuancë ndryshku, ndërsa Gavras, 44 vjeç, kishte zgjedhur një veshje sportive me pantallona blu të errëta dhe kapele.
![]()
Sipas burimeve, edhe pse nuk dihet sa kohë kanë që janë bashkë, çifti duket mjaft i afërt dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
Emily, e cila u nda me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në vitin 2022 pas thashethemeve për tradhti, ka qenë e lidhur më parë me Pete Davidson, Eric André dhe së fundmi u pa me aktorin e “Elvis”, Austin Butler. Megjithatë, në muajt e fundit ajo kishte deklaruar se po shijonte jetën beqare.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Emily kishte thënë:
“Jam krenare për veten për këtë periudhë të re të jetës sime. Dikur do të kisha nevojë për një partner, por tani jo më.”
Nga ana tjetër, Romain Gavras është një regjisor i njohur francez, i cili ka punuar në filma si “Athena” dhe “Sacrifice”, si dhe ka drejtuar videoklipe për artistë si Kanye West, Jay-Z dhe M.I.A. Në vitin 2023, ai ishte në një lidhje me Dua Lipën, me të cilën u shfaqën në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Përpara saj, ai ka qenë i lidhur edhe me Rita Ora.
Mesa duket, Emily dhe Romain janë çifti më i ri që po tërheq vëmendjen e mediave — një kombinim i një supermodeleje dhe një regjisori të njohur francez që e di mirë si të krijojë romancë… në ekran dhe jashtë tij.
