Po shkëlqen në Kroaci, Dinamo Zagreb i dashuruar me Arbër Hoxhën, gati rinovimi i kontratës
Arbër Hoxha po kalon një formë fantastike, është shndërruar në lider absolut te Dinamo Zagreb, madje duke shënuar edhe gola spektakolar. Në radhët e klubit kroat janë shumë të kënaqur me rendimentin e futbollistit kuqezi, për këtë arsye janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, më saktë, palët kanë gjetur akordin total, pritet vetëm që të bëhet zyrtare.
Sipas mediave kroate, Dinamo Zagreb dhe Arbër Hoxha do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2029, duke rinovuar kontratën aktuale edhe me dy vite të tjera.
Gjithnjë sipas mediave, është parashikuar edhe një përmirësim i termave financiarë, me Hoxhën që pritet të përfitojë afro 500 mijë euro në vit. Në 16 ndeshje këtë sezon, Arbër Hoxha ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
()
