Thu, Nov 13, 2025

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi
  • PublishedNovember 13, 2025

Shqipëria shkruan historinë, teksa për herë të parë shkon në Play off të një Botërorit.

Kombëtarja vuajti por fitoi 0-1 ndaj Andorrës, ndërsa Serbia u imponua 2-0 në Angli.

Në Andorrë, ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli.

Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.

 

 

Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës.

Në shtesë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi,  vetëm traversa ndali Gjimshitin.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Sylvinhos shtoi presionin dhe gjeti golin me Asllanin, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Uzunit nga krahët.

 

 

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në Play Off pasi një ndeshje nga fundi renditet në vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia.

 

 

Para ndeshjes: