“E meriton çdo shqiptar”, Duka: Faleminderit për emocionet
Prezenca në fazën “play-off” të një Botërori është një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, për FSHF-në, për çdo tifoz kuqezi kudo në botë. Nuk e fshehu gëzimin për këtë arritje të madhe edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka:
“Jemi në PLAY OFF! E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua! Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka”, shkruan Duka në rrjetet e tij sociale.

