Fri, Nov 14, 2025

‘Kunja’ dhe kundërpërgjigje! Ç’po ndodh mes Ledion Liços dhe Ben Blushit?

‘Kunja’ dhe kundërpërgjigje! Ç’po ndodh mes Ledion Liços dhe Ben Blushit?
  • PublishedNovember 14, 2025

Në puntatën më të fundit të programit “Mirëmbrëma Yje”, atmosfera u nxe nga një dialog mes Arbanës Osmanit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili ishte i ftuar për të promovuar librin e tij të ri. Ajo që nisi si një bisedë për letërsinë, u kthye shpejt në një rikthim te eksperiencat e tyre të përbashkëta në Top Channel.

Në një moment kyç të intervistës, Arbana i drejtoi Blushit një pyetje të drejtpërdrejtë e plot kuriozitet: kë do preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?

Blushi zbuloi një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother VIP”, duke deklaruar:

“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”

Deklarata e papritur e vuri moderatoren në siklet dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku përdoruesit nisën të komentonin për vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Ndërkohë që intervista transmetohej ende ‘live’, Ledion Liço dha një reagim të tërthortë përmes Instagram-it. Ai publikoi një thënie të Jim Carrey:

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një koment i koduar, filozofik, por me nuanca thumbuese, ndaj deklaratave të Blushit.

Screenshot