Risi në “Big Brother VIP Kosova”: Dy femra në panelin e opinionistëve
Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në formatin e tij. Pas tre sezonesh me një panel të përbërë nga një mashkull dhe një femër, këtë vit, produksioni ka vendosur një risi të guximshme: për herë të parë, paneli do të përbëhet nga dy opinioniste femra.
Ky ndryshim pritet të sjellë dinamika të reja në studio, duke ofruar një këndvështrim të freskët për analizën e lojës. Lajmi ka shokuar paksa publikun, pasi është e para herë që “Big Brother VIP Kosova” do të thyejë këtë traditë. Ndërkohë, emrat e opinionisteve mbahen ende në fshehtësi, por thuhet se bëhet fjalë për dy figura të njohura në rrjetet sociale, të cilat kanë një ndikim të madh në botën e reality show-ve.
Sipas burimeve pranë produksionit, ky ndryshim është një reagim ndaj suksesit të edicionit të kaluar, kur publikimi i analizave të marrëdhënieve dhe debateve emocionale nga opinionistet femra u prit shumë mirë. Ky vendim tregon se produksioni po përpiqet të krijojë më shumë dinamika dhe të sjellë një eksperiencë më të pasur dhe më interesante për të gjithë ata që e ndjekin spektaklin.
Sakaq, mbetet vetëm të presim për të parë se cilat do të jenë dy femrat që do të ulen në karriget e opininionisteve.
