Fri, Nov 14, 2025

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam
  • PublishedNovember 14, 2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vendosur të angazhohet në një nismë të rëndësishme për ndihmën ndaj refugjatëve, të pastrehëve dhe atyre që përjetojnë pasiguri ushqimore në Londër. Fushata dimërore po mbështetet nga organizata Comic Relief, e cila ka premtuar 500,000 funte (rreth 566,000 euro) për nisjen e kësaj iniciative.

Në një intervistë për Even Standard, Rita ka ndarë historinë e saj personale si refugjate. Ajo ka folur për eksperiencën e familjes së saj, që u largua nga Kosova për të kërkuar siguri në Mbretërinë e Bashkuar, duke kaluar nëpër sfida të mëdha për të rindërtuar jetën nga e para. Rita theksoi se ky proces i formoi gjithçka rreth saj, duke i dhënë kuptim jetës dhe karrierës së saj.

“Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam. Guximi i prindërve të mi, që lanë gjithçka për një të ardhme më të mirë, ka ndikuar shumë në jetën time dhe muzika ka qenë shpëtimi im,” tha Rita.

Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mikpritjes dhe mbështetjes që ka marrë familja e saj në vitet e para të jetës në Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar se ndihma dhe hapja ndaj të tjerëve krijon forcën e një komuniteti të vërtetë.

Angazhimi i Rita Orës në këtë fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë mbështetje konkrete për ata që janë në nevojë, duke i dhënë një zë refugjatëve dhe njerëzve të pastrehë në Londër.