Fri, Nov 14, 2025

“Shpërthim emocionesh”, Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa e madhe pas triumfit historik

“Shpërthim emocionesh”, Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa e madhe pas triumfit historik
  • PublishedNovember 14, 2025

Një nga më të merituarit për kualifikimin historik të Shqipërinë në Play Off të Botërorit, padyshim që e ka trajneri Sylvinho.

Një ditë pas ndeshjes me Andorrën, tekniku kuqezi ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festa në dhomat e zhveshjes.

“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.