Sylvinho ndryshon Shqipërinë, në “play-off” në dërgoi…mbrojtja
Me 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 7 ndeshje, 14 pikë në total, Shqipëria siguroi matematikisht vendin e dytë një xhiro përpara fundit të fazës kualifikuese, një arritje historike që e dërgon ekipin përfaqësues në një tjetër nivel.
Nëse në Evropian e dytë diferencën e bëri një fazë ofensive shpërthyese, e udhëhequr nga Jasir Asani, këtë herë diferencën e bëri mbrojtja, me Sylvinho-n që ndryshoi strategji nuk ndërtuar një ekip bunker.
Në 7 ndeshje, kuqezinjtë pësuan vetëm 3 gola, dy prej tyre në ndeshjen e parë me Anglinë, pjesa tjetër e kësaj faze ishte thjesht perfekte. Në shifra, me vetëm 3 gola të pësuar, Shqipëria është në një nivel me përfaqësuese si Franca.

Në lojë për në Botëror, Shqipëria dhe djemtë kuqezi kanë një meritë të madhe edhe për faktin që dominuan rivalin e tyre direkt, rivalin historik, Serbinë. Në 2 përballje jo vetëm që i dominuan, por i morën edhe 3 pikë, duke nxjerr Serbinë jashtë loje.
Me 10 pikë në 7 ndeshje, Serbia mbyll një fushatë të dështuar totalisht, ndaj Letonisë tani luajnë thjesht për statistika. Në xhiron e fundit, Shqipëria pret e qetë Anglinë kryesuese, me objektivin për të thyer një tjetër tabu, të marrin për herë të parë të paktën një pikë historike përballë “Tre Luanëve”.
()
