Uzuni në Serie A? Merr kah tjetër e ardhmja e sulmuesit
Kohët e fundit emri i Myrto Uzunit u lidh me një kalim të mundshëm në Serie A, më saktësisht te Cagliari. Skuadra nga Sardenja shfaqi interesim për sulmuesin e kombëtares, madje u tregua e hapur për të nisur negociatat, por gjërat kanë ndryshuar kah.
Uzuni ka kontratë me Oustin Fc deri në fundin e vitit 2027, çka e bën të pamundur ndonjë lëvizje të mundshme. Gjithashtu, situata financiare komplikon edhe më tej operacionin dhe në këto kushte, nuk mund të nisen negociatat, të paktën në janar.
Myrto Uzuni numëron 29 ndeshje në MLS amerikane me Oustin FC, ndërsa vjen pas një përvoje disa vjeçare te ekipi i Granadas në Spanjë.
Për 30 vjeçarin një rikthim në Europë do të ishte një mundësi e mirë për të treguar sërish veten në skenën më të rëndësishme të futbollit, por për momentin, nuk duken kushtet e duhura.
