Shqipëri luftarake ndaj Anglisë, notat sipas “Sofascore”
Shqipëria u mposht mbrëmjen e sotme nga Anglia me rezultatin 0-2, në duelin e fundit të Grupit K. Dopieta e Herri Kejn, i dhuroi 3 pikët e radhës kombëtares së Tomas Tuhel.
Pavarësisht humbjes, djemtë kuqezinj, zhvilluan një performancë të kënaqshme, teksa lojtari me notën më të lartë te Shqipëria, sipas “Sofa Score”, rezulton Tomas Strakosha, i cili përveç 2 golave të pësuar, arriti të bënte plot 5 pritje.
Ndërkohë bie në sy mungesa në “TOP 3”-she e Arbër Hoxhës, që edhe pse ishte një nga futbollistët më të spikatur, vlerësohet me notën 6.5, njësoj si Pajaziti, Ismajli, Asllani dhe Ramadani.

