Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda
Ndeshjet kualifikuese të botërorit dhuruan emocione të mëdha.
Gjermania shkon direkt në botëror, pasi në ndeshjen direkte mundi pastër 6-0 skuadrën e Sllovakisë. Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë, me panzerat që shënuan me Woltemade dhe Gnabry. Spikati edhe Sane me dopietë.
Në pjesën e dytë, Baku dhe Ouedraogo vendosën emrat në listën e golashënuesve.
Në grupin G, Holanda kaloi 4-0 Lituaninë dhe shkon në botëror. Në këtë grup në Play Off shkon Polonia.
