Mon, Nov 17, 2025

“Kam luftuar shumë për këtë”/ Juliana tregon betejën me IVF dhe vendimin për t’u bërë nënë

“Kam luftuar shumë për këtë”/ Juliana tregon betejën me IVF dhe vendimin për t’u bërë nënë
  • PublishedNovember 17, 2025

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe thellësisht personal në një intervistë për “Prive”, ku ka zbuluar se viti 2025 për të ka nisur me një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës së saj.

Juliana tregoi se prej vitesh ishte përballur me dilema dhe hezitime për t’u bërë nënë, por më në fund ka vendosur t’i japë vetes mundësinë për të përjetuar mëmësinë përmes fekondimit artificial. Ajo tha se për të, për shumë gra të sigurta në çdo aspekt të jetës, dëshira për maternitet mbetet një hap natyral megjithëse vuri në dukje se respekton plotësisht gratë që zgjedhin një rrugë tjetër.

Nisur në fillim të vitit 2025, procesi i IVF ka qenë, sipas Julianës, një nga përvojat më sfiduese të jetës së saj. Ajo rrëfeu se ka kaluar jo një, por tre cikle të plota të fekondimit in vitro.

Unë mendoj që dëshira e çdo femre që është e kompletuar emocionalisht, fizikisht, financiarisht, mendërisht, është të bëhet nënë. Jo të gjitha, por shumica. Sepse unë kam shoqe që nuk duan të bëhen nëna dhe kam respekt për to.

Kam nisur ta bëj IVF që nga fillimi i vitit 2025. Ka qenë një vit shumë i vështirë sepse nuk ishte aspak e lehtë. Gratë e kanë thënë edhe më herët në media që IVF është gjëja më e vështirë që kanë kaluar deri tani. Unë vetë i kam provuar tri IVF: i kemi nxjerrë vezët, i kemi ngrirë, i kemi bërë bashkë me spermatozoidet, kështu që i kemi gati embrionet. Ende nuk e di muajin kur do të mbetem shtatzënë, por e di që ka qenë një procedurë shumë e vështirë. Por ia uroj çdo gruaje, s’ka rëndësi me burrë apo pa burrë, që të bëhet nënë nëse e ka dëshirë.