Mon, Nov 17, 2025

Kryesuesit e Vllaznisë nuk do ta kenë të lehtë ndaj Partizanit, të dyja ekipet me shanse të barabarta

Kryesuesit e Vllaznisë nuk do ta kenë të lehtë ndaj Partizanit, të dyja ekipet me shanse të barabarta
  • PublishedNovember 17, 2025

Partizani dhe Vllaznia premtojnë emocione të mëdha të dielën. Dy skuadra që kanë provuar çdo emocion dhe trofe në Shqipëri, ndërsa emri i tyre peshon ndër vite. Pavarësisht diferencës së madhe në renditje, Vllaznia si vend i parë dhe Partizani në zonën e ftohtë, sërish mbetet e vështirë për parashikime.

PROJEKSIONI- Platforma që merret me projeksione, “Football Meets Data”, e shikon të balancuar këtë takim. Partizanit i jepet konkretisht 38% mundësi për të shkuar te fitorja. Në anën tjetër Vllaznia regjistron shifrën 36%.

Me 26%, sfida parashikohet si barazim. Për këtë është edhe e vështirë që të zgjidhet një favorit. Përballja e fundit u mbyll 4 me 1 në favor të Vllaznisë, ndërsa u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Tek “Arena e Demave” në këtë sezon nuk ka qenë aspak e lehtë për të festuar gola, si për Partizanin dhe për rivalët e tij.

Të kuqtë festun vetëm autogolin e Vorës në javën e parë. Në anën tjetër panë Elbasanin të fitonte me vetëm një gol të shënuar, disa javë më vonë. Pritet një sfidë e kujdesshme nga Partizani dhe Vllaznia, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në momente të caktuara të kërkohet fitorja. Në fund, si Partizanit dhe Vllaznisë u bën punë vetëm fitorja për objektivat që shfaqin.