Zvicra, flet trajneri Yakin para Kosovës: Në futboll asgjë nuk është e pamundur
Tekniku i Zvicrës, Murat Yakin dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Kosovës.
“Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar, dua të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenarët më të këqija. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet. Duhet të luajmë lojën tonë dhe më pas jam i bindur se do të kemi rezultat të mirë.
Mund të spekulohet shumë paraprakisht. Por duhet të shfaqesh në fushë. Të dy ekipet kishin kampanjë të shkëlqyer. Nesër nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur”.
“Natyrisht, kundërshtari do të provojë çdo gjë, por mendoj se jemi mjaftueshëm solid. Ne e kemi merituar këtë pozitë, ekipi im di vetëm një drejtim”, ka thënë Yakin.
