Tue, Nov 18, 2025

Erewhon heq emrin e Hailey Bieber nga smoothie-i i famshëm “Strawberry Glaze”, përse vallë?

Erewhon heq emrin e Hailey Bieber nga smoothie-i i famshëm “Strawberry Glaze”, përse vallë?
  • PublishedNovember 18, 2025

Smoothie-i tepër i njohur “Strawberry Glaze” në rrjetin kalifornian Erewhon nuk mban më emrin e Hailey Bieber. Sipas L.A. Times, ndryshimi u bë “qetësisht” në fund të tetorit, pasi kontrata mes Bieber dhe Erewhon ka përfunduar. Në faqen zyrtare të marketit, por edhe në tabelat brenda dyqaneve, siç u pa në degën e Pasadena-s më 14 nëntor, pija quhet tashmë thjesht Strawberry Glaze Skin Smoothie.

.

Një punonjës i Erewhon i tha TMZ se marrëveshja me Bieber-in “e ka mbyllur ciklin e saj”, ndërsa vetë modelja nuk ka bërë ende një koment publik. Erewhon nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi ndryshimin e emrit.

Smoothie-i u lançua për herë të parë në vitin 2022, njëkohësisht me prezantimin e markës së kujdesit të lëkurës Rhode, themeluar nga Bieber. Falë lidhjes me influenceren dhe përbërësve “miqësorë për lëkurën”, pija fitoi shpejt statusin e kultit. Receta përfshin kolagjen, xhel sea moss, flokëlarë me manaferra, krem kokosi, qumësht bajamesh, banane, hurma, avokado dhe shurup panje.

Në vitin 2024, Bieber solli edhe një akullore vegane të krijuar në bashkëpunim me Coconut Bliss, e cila sipas saj “ka të njëjtin shije” me smoothie-in e famshëm.

Hailey Bieber ishte e para nga një sërë personazhesh të njohura që krijuan smoothie ekskluzive për Erewhon. Pas saj u bashkuan Bella Hadid, Gisele Bündchen, Heidi Klum dhe influencuesja Nara Smith. Së fundmi, edhe legjenda e R&B, Erykah Badu, prezantoi pijën e saj “Mama’s Bang Bang”.