Gjermania “çmonton” Sllovakinë, “fluturon” në Botëror si kokë grupi, Nagelsmann: Zhvilluam futboll bindës, rigjetëm lojën tonë
Në xhiron e fundit, Gjermania luan “tenis” me Sllovakinë, “shpërthen” me një futboll të bukur ofensivë duke siguruar një biletë për në Botëror si kokë grupi pas suksesit të thellë 6-0. Me 5 fitore dhe 1 humbje, 15 pikë në total, ekipi i Nagelsmann “fluturon” drejt Amerikës, por jo të gjithë janë të bindur nëse ky ekip mund të jetë një prej favoritëve për të fituar Botërorin “FIFA2026”.
Në Lajpzig, Woltemade hapin siparin e golave, me “bomberin” e Newcastle që u shërbye në zonë nga Kimmich dhe me kokë tundi rrjetën në minutën e 18-të. Në të 29-tën ishte Gnabry që dyfishoi shifrat pasi një asisti të bukur nga Gnabry. Stafetën më pas e mori Sane që brenda pjesës së parë realizoi edhe dy gola të tjerë, në të dy rastet u shërbye në mënyrë fantastike nga Wirtz.
“Pancerat” nuk e ulën ritmin as në fraksionin e dytë, ku gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera duke likuiduar Sllovakinë, me këta të fundit që mbyllin Grupin A në vendin e dytë me 12 pikë duke qenë një prej rivalëve të mundshëm të Shqipërisë në fazën “play-off”.
Pas larguan frikën, Nagelsmann këtë herë u shfaq i lumtur me lojën e shfaqur nga ekipi i tij: “Çdo lojtar shfaqi një perfomancë të mirë. Arritëm të gjenim lojën tonë dhe luajtëm një futboll bindës. Nuk mund të ankohem për askënd, jam krenar për ekipin tim”, u shpreh Nagelsmann pas suksesit 6-0 përballë Sllovakisë.
()
