Kosova përballet me Zvicrën, vendos drejtësi një italian
Kosova pret në shtëpi Zvicrën, në ndeshjen e fundit kualifikuese të botërorit. Në këtë takim do të vendosë drejtësi gjyqtari italian, Davide Massa.
Ai do të ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Stefano Alassios, ndërkaq arbitër i katërt është Daniele Chiffi.
Kosova ka siguruar fazën Play Off të Botërorit. Misioni për vendin e parë duket e pamundur, pasi i duhet fitorja 6-0 ndaj Helvetëve.

