Tue, Nov 18, 2025

Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë

Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë
  • PublishedNovember 18, 2025

Me një biletë në “xhep”, të siguruar një xhiro përpara fundit, Kroacia mbylli fazën kualifikuese me fitore, me ekipin e Dalic që triumfoi 2-3 në derbi përballë Malit të Zi. Vendasit realizuan dy gola të shpejtë brenda 17-minutash duke krijuar iluzionin se mund t’i bënin keq Kroacisë, por në minutën e 37-të, Perisic ngushtoi shifrat në 1-2.

Në fraksionin e dytë, Jakic dhe në fund Vlasic realizuan edhe dy herë të tjerë duke përmbysur rezultatin. Me 7 fitore dhe 1 barazim në 8 ndeshje, 22 pikë në total, Kroacia mbyll Grupin L në vendin e parë.

Një fitore të thellë siguroi edhe Republika Çeke përballë Gjibraltarit duke triumfuar me shifrat 6-0. Me 16 pikë në 8 ndeshje, Republika Çeke mbylli grupin në vendin e dytë duke siguruar një biletë për në “play-off”. Çekia është një nga rivalët e Shqipërisë në fazën “play-off” pasi siguruan një vend në vazon e dytë për shortin e së enjtes.

()