Tue, Nov 18, 2025

Sezoni i dytë i “Piramida”, Bora Zemani zbulon dy kapitenët e rinj

Sezoni i dytë i “Piramida”, Bora Zemani zbulon dy kapitenët e rinj
  • PublishedNovember 18, 2025

Këtë të premte, Top Channel ndez përsëri garën dhe adrenalinën me rikthimin e sezonit të dytë të “Piramida”, një prej ‘game-show’-eve më të ndjekur të vitit të kaluar. Spektakli, që u shndërrua shpejt në një fenomen për publikun e të gjitha moshave, rikthehet me surpriza, ritëm më të lartë dhe format të forcuar.

Moderatore e programit do të vijojë të jetë Bora Zemani, e cila ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndau disa detaje ekskluzive nga sezoni i ri. Sipas saj, interesi i publikut këtë vit ka qenë më i madh se kurrë:

“Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrën e vet,” u shpreh Bora, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë tregon se formati ka prekur shumë njerëz dhe ka krijuar një komunitet të vërtetë gare.

Një ndër risitë më të mëdha të sezonit të dytë është përfshirja e dy kapitenëve të rinj, figura të njohura të ekranit dhe humorit shqiptar: Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj. Të dy do të kenë rolin e motivatorëve të skuadrave, duke i shtuar garës energji, humor dhe frymë bashkëpunimi.

“Këtë sezon jam me dy kapiten që duhet të motivojnë skuadrat. Visjani dhe Cubi do t’i fusin në shpirtin e garës,” tha Bora.