Wed, Nov 19, 2025

Chris Martin dhe Brittany Broski fotografohen së bashku në Los Angeles. Ç’po ndodh mes tyre?

Chris Martin dhe Brittany Broski fotografohen së bashku në Los Angeles. Ç’po ndodh mes tyre?
  • PublishedNovember 19, 2025

Këngëtari 48-vjeçar i Coldplay, Chris Martin, dhe ylli i rrjeteve sociale dhe komedias, 28-vjeçarja Brittany Broski, janë fotografuar së bashku të hënën më 17 nëntor, duke u drejtuar për të ndjekur koncertin e Tame Impala Deadbeat Tour në Los Angeles.

Pas publikimit të fotografive, Brittany ndau pamjet në Instagram Story, duke shkruar: “Çfarë është kjo tani LMFAO” me emoji që qajnë. Ajo shtoi: “Unë nuk kisha asnjë ide që Chris Martin ishte pranë meje. Jam një fanse e madh, përshëndetje Chris!”

Brittany ka nisur kohët e fundit karrierën muzikore. Ajo publikoi këngën e saj të parë, “The Sun”, në prill 2025, vetëm dy javë pas versionit të saj të këngës “Adore You” të Harry Styles. Për shumëkënd, Brittany mbetet e njohur për videon virale të vitit 2019, ku provoi “kombucha” për herë të parë.

Chris Martin ishte lidhur më parë me aktoren Dakota Johnson, me të cilën u nda zyrtarisht këtë verë, pas disa vitesh lidhjeje.

Fotografitë e çiftit të mundshëm kanë nxitur spekulime mes fansave, ndërsa Brittany duket qartë e surprizuar dhe e lumtur nga takimi i papritur. Ndërkohë që nuk ka asnjë konfirmim për një romancë, pamjet dhe reagimi i Brittany kanë ngjallur kureshtje dhe komentet e fansave në rrjete sociale.