Jonida Maliqi: Kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Mendoj që divorci nuk është i thjeshtë, por nuk është dhe fundi i botës
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka rrëfyer gjatë një interviste të bërë së fundmi, për eksperiencën e saj të lidhjes që nisi në moshë të re dhe divorcin pas shumë vitesh martese. Ajo thekson rëndësinë e dashurisë për vetveten dhe paqes personale, duke nënvizuar se fëmija mbetet gjithmonë prioritet, por lumturia e prindit është po aq e rëndësishme.
Unë jam lidhur në moshë fare të re, në moshën 17-vjeçare. Kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, sigurisht që Dani ishte shumë i vogël, 5-vjeç dhe sigurisht që kisha nevojë për të qenë familje. Megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj që erdhi si pasojë e kohës. Kur njihesh në një moshë fare të vogël, njerëzit mendësojnë më ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe ti nuk je më ai personi që ke qenë dikur
Sidomos dhe ne grave na ndodh një lloj metamorfoze, dhe mendoj që shikojmë me tjetër këndvështrim. Primar është fëmija dhe jo më… as vetja jote. Kështu që mendoj më mirë të jesh në një familje të minimizuar, por të jesh i lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, konflikte dhe të mos jesh në paqe me veten. Mendoj që divorci nuk është i thjeshtë, por nuk është dhe fundi i botës. Ne kemi lindur vetëm dhe vetëm do të vdesim. Unë mbi të gjitha dua më së shumti veten time, dhe kur të dua veten time do të dua çdokënd që do të më respektojë, do më vlerësoj dhe do rrugëtojë me mua në të mirë dhe në të keqe. Unë mendoj që dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe. Dhe ky është mesazhi që dua të japë për të gjitha femrat që kanë dilema.
