Wed, Nov 19, 2025

Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë
  • PublishedNovember 19, 2025

Në Irak, drama sportive arriti kulmin mbrëmjen e së martës. Kombëtarja irakiane fitoi 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë një penalltie të realizuar në minutën e 17 minuta të kohës shtesë, duke siguruar kështu kualifikimin në playoff-in ndërkontinental me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Atmosfera elektrizuese në stadiumin ndërkombëtar të Basrës shpërtheu kur Amir Al-Ammari shënoi golin vendimtar, që e mban ende gjallë ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës – një kompeticion ku nuk ka marrë pjesë që nga viti 1986, në Botërorin e Meksikës.

Ndeshja ndryshoi ritëm në pjesën e dytë: Emiratet kaluan të parat në epërsi me Caio Lucas, ndërsa vetëm pak minuta më vonë goditja e Gimenez u ndal nga traversa. Iraku u zgjua në minutën e 66-të, kur Mohanad Ali barazoi me kokë pas një goditjeje të lirë të Al-Ammarit.

Pikërisht Ali ishte edhe në qendër të episodit që vendosi ndeshjen: goditja e tij me kokë u ndal me dorë nga Yahia Nader, dhe pas rishikimit në VAR arbitri dha penallti.

Al-Ammari nuk gaboi, duke çuar portierin në krahun e gabuar dhe duke vulosur një fitore që u festua gjatë në Basra.

Iraku tashmë kualifikohet për raundin e play off të marsit, ku gjashtë skuadra luftojnë për dy vendet e fundit drejt finaleve të Botërorit.