Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars
Kosova shkruajti historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit. Sulmuesi i dardanëve, Vedat Muriqi foli për mediat, pas barazimit ndaj Zvicrës.
“Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin.
Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, u shpreh Muriqi.
