Wed, Nov 19, 2025

Rekord i Kosovës, renditja më e mirë ndonjëherë në histori

Rekord i Kosovës, renditja më e mirë ndonjëherë në histori
  • PublishedNovember 19, 2025

Te Kosova kanë shumë arsye për të festuar, pasi pas kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, tani kanë përmirësuar edhe 4 pozicione në renditjen e FIFA-s.  Si asnjëherë më parë, dardanët janë në vendin e 80-të.

POSTIMI I FFK:

REKORD TJETËR,

KOSOVA E 80-ta NË RENDITJEN BOTËRORE 🇽🇰

Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës dëshmon qartë rritjen dhe progresin e saj.

Renditja në vendin e 80-të në botë shënon pozicionin më të lartë që nga pranimi në FIFA, para 9 vitesh.

Kjo renditje e re është dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi po japin rezultate.

Rrugëtimi vazhdon në “play-off”-in e muajit mars, me ambicie edhe më të mëdha.