Shpërthejnë kritikat pas publikimit të trailerit të parë të filmit të saj dhe Luizit, Kiara: Si nuk lodheni, pse nuk shikoni punën tuaj?
Pas publikimit të trailerit të filmit të saj dhe Luiz Ejllit, Kiara ka hasur një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale. Sipas vëzhgimeve online, një numër llogarish të rreme janë aktivizuar për të shpërndarë mesazhe urrejtjeje dhe për të sabotuar postimet e artistes.
Në reagimin e saj, Kiara u shpreh se po përballet me një sulm të organizuar nga profile anonime. Ajo shkroi:
“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hapur accounts? Pse nuk shikoni punën tuaj? Nëse nuk ju pëlqen, mos e shihni!”
Duke vijuar me një tjetër reagim, ajo theksoi lodhjen nga llogaritë anonime që krijohen me qëllim sulmi:
“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu: unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shpërndarë vrer.”
Kiara komentoi edhe faktin që shumë prej këtyre profileve nuk kanë identitet real:
“Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë. Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë.”
Ajo e mbylli reagimin me një mesazh për kritikët:
“Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”
Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi llogaritë fake, bullizmin online dhe presionin me të cilin përballen figurat publike pas publikimeve të projekteve të reja.
