Wed, Nov 19, 2025

Statuset që u fshinë me shpejtësi: A po paralajmërohet një banori i ri për “BBVK”?

Statuset që u fshinë me shpejtësi: A po paralajmërohet një banori i ri për “BBVK”?
  • PublishedNovember 19, 2025

Zërat për një hyrje të mundshme të Labinot Rexhës në Big Brother VIP po marrin përmasa të reja, duke kthyer emrin e këngëtarit në një nga temat më të diskutuara të rrjeteve sociale. Prej muajsh qarkullojnë aludime për dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e formatit, por lëvizjet e fundit të artistit kanë shtuar edhe më shumë misterin.

Debati nisi mbrëmjen e kaluar, kur Labi postoi një status të shkurtër, por mjaft domethënës: “Baba po vjen”. Postimi u fshi brenda pak minutash, çka nxiti menjëherë reagime dhe teori të shumta online. Shumë fansa e interpretuan si një paralajmërim të hapur për hyrjen e tij, ndërsa të tjerë si një lëvizje të qëllimshme për të krijuar bujë.

Pa u shuar ende diskutimi për këtë status, këngëtari është rikthyer sot me një tjetër deklaratë që ka shtuar dyshimet edhe më shumë. “Nuk hyj për t’u fshehur pas murit, hyj që muri të tundet prej meje”, shkruan ai në publikimin e radhës. Mesazhi është marrë si një sinjal i qartë se Labi jo vetëm që po përgatitet të bëhet pjesë e lojës, por se synon të sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë.

Ky kombinim postimesh, një i fshirë me shpejtësi dhe një tjetër i drejtpërdrejtë e sfidues, ka ndezur kureshtjen e publikut, duke shtuar pritshmëritë për zhvillimet e javëve në vazhdim. Nëse Rexha do të zbresë vërtet në skenën e Big Brother VIP, atëherë duket se spektakli nuk do të mbetet në qetësi për shumë gjatë.