Thu, Nov 20, 2025

Arjan Konomi rrëfen prapaskenat e largimit nga Top Channel: Më kërkuan të hiqja komentin

Arjan Konomi rrëfen prapaskenat e largimit nga Top Channel: Më kërkuan të hiqja komentin
  • PublishedNovember 20, 2025

Mbremjen e sotme, opinionisti dhe personazhi i njohur i medias, Arjan Konomi ka zbuluar për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Top Channel, duke treguar se gjithçka nisi pas një komenti që ai kishte bërë në lidhje me opinionistët e Big Brother.

Sipas tij, drejtuesit e televizionit e kontaktuan menjëherë dhe i kërkuan të fshinte postimin, por ai nuk ka pranuar.

“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirembrema Yje’.

Bëhet fjalë për një reagim rreth dy vite më parë, kur ai shprehu zhgënjimin e tij për nivelin e debateve në studio. Në atë kohë, Arjani shkruante se ndjente një “shije të hidhur” nga mënyra se si opinionistët po e trajtonin formatin.

“Teksa i dëgjoja, më dukus sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”