“I respektojmë në maksimum si kundërshtar”, në Sllovaki vlerësojnë Kosovën
Sekretari i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Peter Palenčík, u ndal të fliste pas hedhjes së shortit, ku goglat e vendosën përballë Kosovës.
“Fakti se të gjithë pjesëmarrësit në barazh kanë kaluar përmes kualifikimeve të vështira flet vetvetiu për kualitetin e tyre. Prandaj ishte vështirë të shprehej dëshira për ndonjë kundërshtar. Kosova është një rival i panjohur për ne, por bazuar në rezultatet në kualifikime duhet ta respektojmë si një skuadër të fortë”.
“Fakti se ne do të luajmë ndeshjen e dytë, finalen e play-offit, në shtëpi, na bën të lumtur sepse nuk do të duhet të udhëtojmë te kundërshtari në ndeshjen vendimtare”, ka thënë Peter Palenčík.
