Incident në ‘Miss Universe’: Përfaqësuesja e Xhamajkës rrëzohet në skenë, dërgohet në spital
Gjatë natës paraprake të konkursit të bukurisë Miss Universe në Tajlandë, një incident i papritur tronditi publikun dhe pjesëmarrësit. Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, u pengua dhe u rrëzua nga skena teksa po parakalonte me taka të larta, moment që u filmua dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pas rënies, konkurrentja u ndihmua menjëherë nga stafi dhe u transportua me barelë jashtë skenës. Më vonë, organizatorët konfirmuan se Henry është dërguar në Spitalin Paolo Rangsit për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, gjendja e saj nuk paraqet rrezik për jetën.
@amusestan A shocking moment at Miss Universe 2025: Gabrielle Henry, Miss Universe Jamaica 2025, fell from the stage and had to be taken to the hospital on a stretcher. 💔🇯🇲 Wishing her strength, safety, and a speedy recovery. Miss Universe Jamaica 2025 – Gabrielle Henry @missuniverse #MissUniverse #MissUniverse2025 #MissUniverseJamaica #MissUniverseJamaica2025 #GabrielleHenry #jamaica #preliminary #eveninggown #stage #thailand #nawat #missgrandinternational #scandal #drama #amusestan ♬ original sound – amusestan
Raul Rocha, pronari i konkursit Miss Universe, reagoi në Instagram duke siguruar fansat se kishte vizituar personalisht Gabriellen në spital. Ai theksoi se, sipas mjekëve, ajo nuk ka pësuar thyerje kockash, megjithëse po i nënshtrohet analizave të tjera për të shmangur komplikacione të mundshme. Rocha u shpreh i lehtësuar për gjendjen e saj dhe falënderoi publikun për mbështetjen.
Edhe Organizata Miss Universe Jamaica publikoi një deklaratë zyrtare, ku theksoi se konkurrentja është nën kujdes të specializuar dhe se ekipi i saj po qëndron pranë saj në çdo hap. Ata u kërkuan ndjekësve të qëndrojnë pozitivë dhe të dërgojnë urime për shërimin e saj të shpejtë.
Modelët dhe përfaqësueset e vendeve të tjera shprehën solidaritet dhe i dërguan Gabrielles mesazhe inkurajuese.
Finalja e edicionit të 74-të të Miss Universe do të mbahet më 21 nëntor, ku fituesja e vitit të kaluar, Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka, do t’i dorëzojë kurorën pasardhëses së re. Incidenti megjithatë ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e skenës dhe kushtet e parakalimit.
