Thu, Nov 20, 2025

“Jemi të kënaqur, arritja deri këtu e merituar”, Sylvinho për Poloninë: E përgatisim si duhet ndeshjen, kam besim te grupi

“Jemi të kënaqur, arritja deri këtu e merituar”, Sylvinho për Poloninë: E përgatisim si duhet ndeshjen, kam besim te grupi
  • PublishedNovember 20, 2025

Numri një i stolit të Shqipërisë, Sylvinho u shpreh i kënaqur me shortin e Play off të Botërorit. Sylvinha tha gjithashtu, se skuadra do jetë gati në maksimum për ndeshjen e marsit ndaj Polonisë.

“Sigurisht jemi të gjithë shumë të kënaqur, e kemi merituar, të gjithë kemi mbërritur deri këtu. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur.

Tani luhet futboll, të gjithë duhet të luajnë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Përgatitet mirë sfida, ata na njohin mirë, ashtu sikurse edhe ne ata. Kemi zhvilluar shumë ndeshje kundër tyre në këto 4-5 vite bashkë. Ndeshje e bukur.”