Bullizimet ndaj Elijonës, Alba akuzon produksionin: Dal nga shtëpia tani! Më sillni arushin
Spektakli i mbremjes se sotme në Big Brother VIP Kosova solli një nga debatet më të tensionuara të këtij edicioni, teksa Alaudin Hamiti iu desh të përballej me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar. Gjatë “prime”-it u shfaq pamja e një përmbledhjeje që tregonte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, ku nga audienca u perceptua si bullizim i vazhdueshëm gjatë gjithë javës.
Menjëherë pas transmetimit të klipit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta nxjerrë atë në dritë negative. Ajo u ngrit në këmbë dhe nisi të debatonte me tone të larta me modetatorin Hamiti, duke thënë se produksioni po manipulonte imazhin e saj:
“E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!”- tha ajo.
Ky moment shkaktoi tension si në studio, ashtu edhe brenda shtëpisë.
Pas një debati të ashpër me Alaudinin, gjatë të cilit ajo akuzoi produksionin për manipulim, situata u përshkallëzua edhe më tej. E irrituar dhe me tone të larta, Alba u ngrit në këmbë dhe kërcënoi se do të largohej nga shtëpia.
“Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej. Me pas ajo u rikthye sërish dhe kërkonte me insistim:
‘Më ktheni arushin tim’.
Ende nuk dihet nëse Alba do të qëndrojë në program apo nëse do të marrë një vendim final për t’u larguar.
