Fri, Nov 21, 2025

Dafina Zeqiri shpërthen pas skandalit në BBVK: Si lejohet kjo dhunë në TV?!

Dafina Zeqiri shpërthen pas skandalit në BBVK: Si lejohet kjo dhunë në TV?!
  • PublishedNovember 21, 2025

Pas publikimit të disa momenteve nga Big Brother VIP Kosova 4, ku banoret Benita dhe Alba shihen duke ushtruar presion dhe bullizim ndaj 18-vjeçares Elijona Binakaj, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mes tyre, më i komentuari ka qenë ai i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila shpërtheu hapur ndaj formatit dhe ndërhyrjes së munguar institucionale. Pamjet që qarkulluan gjerësisht nxitën debat për mënyrën se si realitetet televizive trajtojnë konkurrentët dhe për rrezikun e normalizimit të sjelljeve agresive në emër të “show-it”.

“Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmijë, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Reagimi i saj mori mijëra pëlqime dhe u shpërnda masivisht, duke krijuar një valë mbështetjeje nga publiku që ndau të njëjtat shqetësime.

“Ku janë institucionet?” – Dafina vë në pah përgjegjësinë e shtetit

Kur një ndjekës e pyeti pse nuk ndërhyjnë institucionet për situata të tilla, këngëtarja dha një përgjigje po aq të drejtpërdrejtë:

“Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve, po?”