“Legjenda” Di Maria, argjentinasi përfshihet në “TOP 10” e lojtarëve më të titulluar në botë
Rosario Central u shpall kampion i Ligës Profesionale Argjentinase për sezonin 2025, duke përfunduar në krye të klasifikimit vjetor. Ky triumf pati një emocion të veçantë për Angel Di Maria, i rikthyer në klubin e fëmijërisë, ku luajti përpara se të niste karrierën e suksesshme në Europë (te Benfica, Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus).
Për 37-vjeçarin, ky titull ka një vlerë të veçantë, sepse është i pari për të në Argjentinë. Me këtë sukses, Di Maria u fut në “top 10” e lojtarëve më të titulluar në historinë e futbollit, në krah të Maxwell, ish-lojtar i Interit. Lista prestigjioze përfshin legjenda si Lionel Messi (46 tituj), Dani Alves (43), Marquinhos (40), Andrés Iniesta (40), Hossam Hassan (40), David Alaba (39), Hossam Ashour (39), Karim Benzema (38), Gerard Piqué (38), dhe në vendin e 10-të Maxwell e Di Maria me nga 37 tituj. Ky vend i siguron Di Maria statusin e legjendës globale në futboll.
