Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar
Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas daljes së “Big Brother Vip Kosova 4”, gjate prime-it mbrëmjen e sotme.
“Po, patjetër, më vjen mirë që u ktheva në këtë show, me tregu pak arsyen, por ja që ndodh. Së pari kërkoj ndjesë për këtë prani dhe tërheqje kaq të shpejtë. Isha i rënduar përmes një rasti që më ndodhi me familjen”, tha kengetari i njohur.
Sipas tij, në shtëpi ka me qenë show i jashtëzakonshëm.
Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
Dy dite me pare, ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.
“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:
”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.
