Kate Middleton flet për herë të parë për flokët e saj bionde
Kate Middleton ka folur për herë të parë mbi ndryshimin e diskutuar të ngjyrës së flokëve të saj, pasi pamja më bionde e bëri bujë gjatë këtij vjeshte. Më 19 nëntor, Princesha e Uellsit, 43 vjeçe, mori pjesë në Royal Variety Performance në Londër së bashku me princin William, ku edhe ndau një detaj të papritur rreth pamjes së saj.
Sipas Daily Mail, aktorja Su Pollard i kishte thënë princeshës: “Më pëlqen shumë ngjyra e flokëve, duket shumë më e çelur.” Kate thuhet se iu përgjigj duke thënë: “Më parë ishin kafe, por janë çelur nga dielli.” Komenti u bë gjatë një bisede në prapaskenë, në eventin që shënoi rikthimin e çiftit në tapetin e kuq pas dy vitesh.
Princesha kishte tërhequr vëmendjen që në shtator, kur u rikthye në detyrat zyrtare pas pushimeve verore me ngjyrën e saj më bionde ndonjëherë. Transformimi ishte befasues, pasi Kate zakonisht ka qëndruar besnike nuancës së errët kafe që e ka karakterizuar që prej martesës me William-in në vitin 2011. Edhe gjatësia e flokëve dukej më e madhe se zakonisht gjatë paraqitjes së 4 shtatorit në Muzeun e Historisë Natyrrore.
Megjithatë, ndryshimi nuk zgjati. Vetëm dy ditë më vonë, më 6 shtator, gjatë finales së Kupës së Botës në Rugby për femra, flokët e saj dukeshin sërish më të errët, ndonëse modeli gjysmë i kapur e vështirësonte dallimin e saktë të ngjyrës. Më pas, më 8 shtator, në një aktivitet të Federatës Kombëtare të Institutit të Grave, Kate u shfaq qartë me nuancën e saj natyrale kafe, të cilës ka mbetur besnike.
