Sat, Nov 22, 2025

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme italiane Ornella Vanoni

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme italiane Ornella Vanoni
  • PublishedNovember 22, 2025

Ornella Vanoni, një nga ikonat më të mëdha të muzikës italiane, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj në Milano, duke lënë pas një trashëgimi artistike që ka shkelur kufijtë e Italisë. Me karrierë të shkëlqyer që zgjati më shumë se shtatë dekada, Vanoni u bë e njohur që në vitet ’60, një periudhë kur skena muzikore italiane po lulëzonte dhe televizionet festivalike ishin porta e saj drejt famës.

Kënge si “Senza fine” dhe “L’appuntamento” i dhanë asaj jo vetëm identitetin e një zëri unik, por edhe dashurinë e publikut që e konsideronte si një gur themeli të muzikës moderne italiane. Me rreth 40 albume në diskografi dhe mbi 55 milionë disqe të shitura, ajo është pa dyshim një ndër artistet më të suksesshme dhe më të dashura nga dëgjuesit.

Por jo vetëm në Itali, Vanoni u bë e njohur globalisht, falë edhe paraqitjes së saj në filmin “Ocean’s Twelve”, ku zëri i saj solli elegancë dhe nostalgji. Ajo la një shenjë të pashlyeshme në kulturën pop dhe klasike, duke u vlerësuar si simbol i artit dhe integritetit artistik.

Sipas dëshirës së saj, ceremonia mortore do të jetë e thjeshtë dhe intime, pa luks të madh,  një zgjedhje që flet për modestinë dhe natyrën e saj të sinqertë. Tani, kur ajo nuk është më me ne, fjalët e këngëve të saj vazhdojnë të këndojnë, duke mbajtur gjallë shpirtin e një artiste që ndryshoi botën me tingujt e saj.