Sun, Nov 23, 2025

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium
  • PublishedNovember 23, 2025

Java e 13 e Superiores do të luhet për festat e nëntorit. FSHF ka përcaktuar që sfidat e javës së ardhshme në Superiore, të zhvillohen në ditët e festave kombëtare, me 28 dhe 29 nëntor, duke mos ndryshuar axhendën e saj.

Ndeshjet janë të ndara në dy ditë, pasi luhen dy të premten më 28 nëntor, si dhe tre të tjerat të shtunën, më 29 nëntor.

Të premten, në orën 18:00 janë parashikuar të luhen sfidat Elbasani-Partizani dhe Vllaznia-Teuta. Ndërsa të shtunën, për momentin në plan në orën 13:30 është programuar Bylis-Dinamo, kurse në orën 16:30 është Flamurtari-Vora.

Ajo që mbetet të vendoset është ndeshja e të dielës mes Tiranës dhe Egnatias, për të cilën nuk ka një vendim se në cilin stadium do të luhet e si rrjedhim, nuk është përcaktuar as orari i saj.