Sun, Nov 23, 2025

Barazimi ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit: Ndeshje pozitive

Barazimi ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit: Ndeshje pozitive
  • PublishedNovember 23, 2025

Tekniku i Flamurtarit, Moreiro komentoi barazimin 1-1 ndaj Tiranës.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, sidomos pjesë të parë. Deri në minutën e 70-të e mbajtëm, pastaj na ranë fuqitë. U mundova të mbaja ekuilibrin, më vjen keq që nuk fituam, por duhet të shikojmë përpara. Është normale të ketë raste nga të dyja palët. Problemi është që gjatë këtyre 2 javëve s’kemi punuar si të donim, pasi kemi pasur disa lojtarë të punuar.

Çështje lojtarësh, Joao erdhi dje në darkë dhe s’mund ta fusnim. U mundova të fusja Jankun si lojtar të pestë. Vendosën 5-4-1 sepse ata ishin lojtarët që kishim në dispozicion. Kështu e lexova dhe kështu shkoi. E di ç’do të thotë të luftosh për mbijetesë, është luftë. Duhet të them që sot kemi bërë një nga pjesët e para më të mira. Na kanë munguar disa lojtarë që bëjnë diferencën. Mbaroi kjo ndeshje të shohim tjetrën, shkojmë përpara”, tha Moriero.