Çfarë po ndodh në BBVK? Deklarata e Albës hap diskutime: Elijona është thëngjill i mbuluar
Në oborrin e Big Brother VIP Kosova atmosfera ishte e mbushur me tension, ndërsa banorët u zhytën në një debat të gjatë pas ngjarjeve të spektaklit të fundit. Publikimi i videos ku shihej momenti i bullizimit ndaj Elijonës dhe skena kur Alba e goditi me jastëk ka hapur një valë të re diskutimesh, teksa secili banor e ka përjetuar situatën në mënyrën e vet.
Alba, e cila gjendet në qendër të kritikave, tentoi të qartësojë versionin e saj të historisë. Ajo theksoi se kishin zhvilluar një bisedë sqaruese me Elijonën, e cila sipas saj i kishte dhënë të kuptonte se e kishte pranuar situatën.
“Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’. Relative është çështja e ndjesisë, nuk është e njëjtë për çdo njeri. Edhe energjitë janë relative,” u shpreh Alba, duke lënë të nënkuptojë se çdo person e përjeton ndryshe një situatë të tillë.
Megjithatë, deklarata e saj mori një kthesë më të fortë kur Alba shtoi:
“Në rast se më ka thënë për sy e faqe ‘kuptova’ dhe zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, atëherë ajo është thëngjill i mbuluar.”
Me këto fjalë, Alba aludoi për mungesë sinqeriteti nga ana e Elijonës, duke e parë reagimin e saj të mëvonshëm si një “shpërthim të fshehur”.
Ndërkohë, Hygerta shfaqi një qëndrim të prerë dhe të qartë për gjithë situatën, duke mos e ndarë të njëjtin interpretim me Alben.
