Sun, Nov 23, 2025

Gol i Shehut në Poloni, mesfushori i kombëtares realizon me Widzew Lodz (VIDEO)

Gol i Shehut në Poloni, mesfushori i kombëtares realizon me Widzew Lodz (VIDEO)
  • PublishedNovember 23, 2025

Julian Shehu realizoi një gol në Poloni, me fanellën e Widzew Lodz, në sfidën ndaj Korona Kielce.

Pas një topi të dhënë gabimisht nga kundërshtari, Shehu përfitoi në maksimum dhe shtyu topin në rrjetë. Gjithsesi, ky gol nuk shmangu dot humbjen e skuadrës, pasi Korona Kielce fitoi 1-3.

Për Lodz luajti edhe Gallapeni, me lojtarin dardan që e mbylli ndeshjen përpara kohe, pasi doli me karton të kuq.

Për Shehun ky ishte goli i katërt në 15 ndeshje. Ai numëron edhe 3 asiste.