Kthesë e papritur për Nedim Bajramin, trajneri që nuk i dha asnjë minutë lë gjithçka të hapur: E ndjeva se…
Minutat për Nedim Bajramin mungonin nga 5 tetorit. Pas katër ndeshjeve ku ndodhej në tribunë ose stol, më në fund fantazisti i Kombëtares mori minuta me Rejnxhërsin.
Bajrami u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa ishte pjesë e fitores 2 me 1 ndaj Livingston. Për të ishte ndeshja e parë me trajnerin Dani Rohl në krye, ndërsa ky i fundit e drejton ekipin prej shtatë ndeshjesh.
Trajneri Rohl la përshtypje të mirë pas sfidës për Bajramin. Kështu e ardhmja e 26-vjeçarit mund të ketë kthese tjetër, ndërsa largimi më parë dukej i pashmangshëm.
“Ai po priste për këtë mundësi. Disa lojtarëve u nevojiten këto momente, për të treguar kur mund të na ndihmojnë neve. Kishim një ndjesi të mirë pas pushimit për shkak të kombëtareve. Nedimi pati një moment të mirë, shpirt gare.
E ndjeva se bëri pasime të mira, shumë të zgjuara. Ishte një hap i vogël për të, por një hap pozitiv. Tani duhet të vazhdojmë”, u shpreh trajneri i Rejnxhërs.
