Tue, Nov 25, 2025

Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të

Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të
  • PublishedNovember 25, 2025

Një moment i papritur dhe tejet komik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar ne “Big Brother VIP Kosova”, ku moderatorja Jonida Vokshi ka bërë një gafë që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjatë leximit të sponsorit, prezantuesja ka vazhduar të lexojë fjalë për fjalë edhe pjesën e skaletës që supozohej të ishte vetëm udhëzim teknik për të. Në vend që ta anashkalonte, Jonida shqiptoi live edhe frazën “(pret pak reagim)”, e cila nuk ishte pjesë e tekstit për publikun.

Publiku në studio nuk e vuri re, as banorët e shtëpisë, ndërsa rrjetet shpërthyen menjëherë me video, meme dhe komente ironike mbi momentin.

Ky fragment është bërë tashmë viral në rrjetet sociale: TikTok dhe Instagram, duke u cilësuar si një nga gafat e edicionit. Per kete gafe, Jonida nuk ka reaguar, ashtu sikurse per gafat qe ka bere ne edicionin e kaluar.

Kujtojme se mbremjen e kaluar u largua nga shtepia e BBVK Linda Rei, e cila tha se nuk mund te qendronte me gjate ne shtepi, shkak gjendja e saj shendetesore. Po ashtu, gjate mbremjes u diskutuan shume debate mes banoreve, Shkurta u rikthye ne shtepi, ei dhe hyrja e re, Labinoti shkaktoi shume debat sidomos me Shkurten.