NBA/ Detroit udhëheq në Lindje, 15 fitore sezonale për Pistons, Portland mund Bucks
Detroit ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-117 ndaj Indiana, duke korrur suksesin e 15-të sezonal. Fitore e rëndësishme jashtë fushe për Pistons, ku u dallua Cunningham me 24 pikë e 11 rebound. Ekipi i Miami, falë 24 pikëve të Tyler Herro dhe 20 pikëve e 18 rebound të Kel’el Ware, mundi 106-102 Dallas.
Zhgënjen sërish skuadra e Milwaukee, që në fushën e saj u mund 115-103 nga Portland. Jaremi Grant me 35 pikë ishte lider për miqtë. Pas një loje spektakolare, ekipi i New Orleans mundi 143-130 Chicago, ndeshje ku mbrojtjet ishin thuajse inekzistente. Zion Williamson me 29 pikë u dallua për vendasit.
Pa probleme fiton Golden State, që mundi 134-117 Utah Jazz . Më I dalluari në parket për vendasit ishte Steph Curry me 31 pikë. Sukses I rëndësishëm në transfertë edhe për Denver Nuggets, që mundi në transfertë 125-115 Memphis. Murray rrealizoi 29 pikë, ndërsa Jokiç shënoi triple double, falë 17 pikëve, 10 rebaundeve dhe 16 asist.
Në sfidat e tjera të mbrëmje u regjistruan këto rezultate:
Toronto-Cleveland 110-99
Brooklyn-New York 100-113
Phoenix-Houston 92-114
Sacramento-Minesota 117-112
