Zyrtare, portieri i kombëtares rinovon me Interin, vjen firma
Portieri shqiptar Alain Taho ka rinovuar me Interin. Klubi zikaltër ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur një akord shumëvjeçar për zgjatjen e kontratave të Matia Zanketa, Xhamal Idrisu dhe Alain Taho”, shkruhej aty. 18 vjeçari është pjesë e Shqipërisë U19, ku u aktivizua së fundmi ndaj Malit të Zi dhe Sllovakisë.
