Wed, Nov 26, 2025

Familjarët konfirmojnë lajmin për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Familjarët konfirmojnë lajmin për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi
  • PublishedNovember 26, 2025

Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar diten e sotme lajmin për vdekjen e tij. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11.

Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Ngushellime familjes!