Juve “shkrin” në Norvegji, “thyen” Bodo/Glimt në limite, por Spalletti nuk feston: Kemi shumë probleme
Juve “shkrin” në Norvegji, del me 3 pikë përballë Bodo/Glimt duke marrë fitoren e parë në këtë edicion të Champions League, një sukses jetik për “Zonjën e Vjetër” që i mban në lojë. Pritej një ndeshje e vështirë dhe ashtu ndodhi, me Bodo/Glimt që i befasoi në minutën e 27-të me Blomberg që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda në zonë. Juve reagoi me fillimin e pjesës, ku Openda pas një rrëmuje në zonë barazoi shifrat në 1-1.
Juve nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 59-të, McKennie me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 87-të, Bodo/Glimt fitoi një 11-metërsh. Fet u tregua i saktë duke tronditur sërish “Zonjën e Vjetër”. Juve besoi deri në fund, nuk u dorëzua dhe në minutën e 91-të, David përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke i dhuruar Juves fitores. Me 6 pikë në 5 ndeshje, Juve renditet provizorisht në vendin e 21-të.
Më në fund, Luciano Spalletti merr pak frymë, por tekniku “azzurr” e pranon se ekipi i tij ka shumë vështirësi, tani duhet me çdo kusht vazhdimësia: “Jemi në vështirësi në të gjithë aspektet. Skuadra shpesh nuk merr përgjegjësitë, nuk ka kurajo të madhe, por kjo ishte një fitore thelbësore. Tani do t’i qëndroj mbi kokë djemve, duhet me çdo kusht të ri konfirmohemi”, u shpreh Spalletti. “Juve e vërtetë. Suksesi i parë në Champions për bardhezinjtë”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
