Wed, Nov 26, 2025

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi
  • PublishedNovember 26, 2025

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar një lajm të rëndë për botën e muzikës shqiptare: këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën vetëm 40-vjeçare, si pasojë e një ataku të papritur në zemër. Lajmi ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik, duke lënë pas shumë pikëpyetje dhe dhimbje.

Shpat Kasapi, i cili ndër vite u shndërrua në një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nisi karrierën e tij në fillim të viteve 2000. Me stilin e tij karakteristik dhe këngët plot emocione, ai arriti të krijojë një lidhje të pazëvendësueshme me publikun në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai u bë i njohur me hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera, duke lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare.

Së fundmi, Kasapi ishte në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. Ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Selvija, me të cilën ishte martuar disa kohe më parë e me te cilin ka nje djale, Roanin e vogel qe se shpejti do te beje 3-vjec. Lajmi për ndarjen kishte bërë bujë në media, por artisti kishte zgjedhur të ruante privatësinë dhe të fokusohej tek muzika dhe projektet e tij.

Ndërsa publiku ende nuk e ka përtypur këtë humbje, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga kolegët e tij artistë. Shpat Kasapi do të mbahet mend për vokalin e tij karakteristik, energjinë në skenë dhe kontributin që i dha muzikës shqiptare për më shumë se dy dekada.